Trafikimi i qënieve njerëzore është skllavëri e kohëve moderne dhe prek çdo vend si pikë tranziti apo destinacion. 

Pavarësisht nga përpjekjet e shtuara të Qeverisë Shqiptare, organizatave qeveritare dhe shoqërisë civile për të luftuar fenomenin, trafikimi vazhdon të jetë realitet për shumë qytetarë shqiptarë, fëmijë, vajza të reja dhe të rinj në veçanti.

Për të adresuar këtë çështje, UNICEF Albania ka iniciuar një angazhim më aktiv dhe të drejtpërdrejtë me komunitetet më në rrezik, punonjësit e vijës së parë, grupet profesioniste dhe aktorët e shoqërisë civile.

Ndërhyrja synon të rrisë masat parandaluese për njerëzit në rrezik trafikimi dhe të mbështesë ata që i kanë mbijetuar kësaj skllavërie moderne duke mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa siguron një sërë shërbimesh të përshtatshme si edhe ndihmë për ri-integrimin  socio-ekonomik.

Kjo nismë do të zbatohet në katër bashki: Shkodër, Tiranë, Dibër dhe Kukës dhe synon më shumë bashkëveprim me fëmijët, prindërit, të rinjtë, si dhe punonjësit e vijës së parë.

Roberto de Bernardi, Përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri e vë theksin tek rëndësia e kombinimit të burimeve dhe përvojës për t’iu përgjigjur këtij fenomeni.

“Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është vetëm një krim dhe forma më e e papranueshme e shkeljes së të drejtave të njeriut. Ai lë gjurmë të thella fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht tek të gjithë ata që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Fatkeqësisht, fëmijët dhe gratë e reja janë ata që vuajnë më së shumti pasojat e këtij krimi”, thotë Dr. De Bernardi.

“Ne duhet të veprojmë tani dhe të veprojmë të bashkuar me ata që janë të detyruar apo të aftë dhe që kanë vullnet t’i japin fund këtij fenomeni. Ne kemi një koalicion partnerësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, kemi aktorë të motivuar si mes autoriteteve ashtu edhe mes organizatave lokale, dhe kemi mbështetjen shumë bujare të Qeverisë Britanike, për të bërë ndryshimin për ata njerëz që i kanë shpëtuar tmerrit të trafikimit, si edhe atyre që janë në rrezik”, - nënvizon ai.

Për më shumë informacion klikoni linkun më poshtë!

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
9
  Në Shtator 2020, UNICEF Shqipëri nisi fushatën #TeBesoj. Tipari më i spikatur i fushatës janë instalimet e siluetave të fëmijëve që përfaqësojnë histori të vërteta të fëmijëve që kanë përjetuar abuzim seksual në Shqipëri. #TeBesoj u bën apel…
0
43
Më 29 tetor, Këshilli Shqiptar i Medias, përmes një deklarate, shprehu shqetësimin në lidhje me mënyrën joetike sesi po trajtohet rasti i fëmijëve të kthyer në Shqipëri nga kampi Al-Hol / Siri. në mediat e vendit. Këto lajme kanë publikuar…
0
8
Gjatë pandemisë COVID-19, Terre des hommes po u bën thirrje Shteteve që të lirojnë të gjithë fëmijët nga paraburgimi i emigracionit si dhe të përshpejtojnë lirimin e fëmijëve të privuar nga liria në drejtësine penale. Në raste të rralla, kur fëmijët…
0
889
  Një artikull i publikuar së fundmi nga Save the Children ka treguar që 27% e viktimave të trafikimit janë fëmijë. Ky artikull ka si qëllim kryesor të sqarojë disa mite që ekzistojnë në lidhje me çështjen e trafikimit të…
yes
0
1
  Duke marrë shkas nga protestat e fundit në vend, ku ka patur edhe pjesëmarrje të shumë të miturve, Terre des hommes i ben apel Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligj-zbatuese, të udhëhiqen nga parimet e mbrojtjes së të drejtave të…
0
42
  Kombet e Bashkuara në Shqipëri prezantuan se fundmi planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes për Shqipërinë, të finalizuar në fillim të korrikut 2020. Ky plan përcakton planin e konsoliduar të Kombeve të Bashkuara (KB) për…
yes
0
114
  Në 20 Nëntor 2020, komisioni parlamentar Për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë organizoi një seancë dëgjimore në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për "Urdhrin e Punonjësit Social" të vitit 2017. Sesioni mblodhi përfaqësues…
0
34
  5 vjet burg për rrahjen dhe dhunen ndaj grave; deri në 10 vjet për aktin e perdhunimit. Keto janë disa nga ndryshimet e reja që kane propozuar përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë në Kodin Penal të cilat synojnë rritjen e dënimit për…
0
36
  Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, mesazhi që u përcoll përmes një njoftimi për shtyp nga BE dhe Organizatat kryesore të të Drejtave të Fëmijëve kërkon që të gjithë "Të ngrenë zërin dhe # Rimagjinojnë një botë më të mirë për…
yes
0
61
Ky kurs është krijuar për aktorët kryesorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë që punojnë kundër trafikimit dhe profesionistët e përfshirë gjatë shkëmbimit të informacionit ndërmjet palëve: Zyrat e Koordinatorëve Kombëtarë Kundër Trafikimit, Pikat e…
0
39
  Krahas raportit vjetor (2019), GRETA ka botuar një deklaratë mbi rreziqet e pandemisë së koronavirusit në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Deklarata tërheq vëmendjen për vështirësitë e veçanta që përjetojnë  viktimat e…
0
35
Në Shqipëri fëmijët do t’u rikthehen shkollave më 14 shtator, por sipas organizatës jofitimprurëse CRCA ky është një vendim i nxituar nga ana e qeverisë. Pa kryerjen e nje studimi të kujdesshëm mbi impaktin dhe perhapjen e virusit Covid tek femijet…
0
23
Bashkimi Evropian së shpejti do të nisë një program madhor për të mbështetur përfshirjen sociale në Shqipëri. Qëllimi është të përmirësohen shërbimet e kujdesit shoqëror, arsimi gjithëpërfshirës dhe mundësitë e punësimit në vend. Më shumë…
yes
0
24
  Si rezultat i bashkëpunimit mes Save the Children Albania dhe Terre des hommes Albania, gjatë periudhës Prill - Qershor 2020, u organizua një seri prej katër webinarësh, permes mbeshtetjes se Childhub, kushtuar përgjigjes ndaj COVID 19. Puna…