Duke marrë shkas nga protestat e fundit në vend, ku ka patur edhe pjesëmarrje të shumë të miturve, Terre des hommes i ben apel Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligj-zbatuese, të udhëhiqen nga parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtave të fëmijëve në të gjitha aktet proceduriale që lidhen me të miturit.

Nisur nga raportimet mediatike dhe imazhet filmike që qarkullojnë në rrjet, jemi të shqetësuar për sjelljet e dhunshme nga ana e efektivëve të policisë në protestat e dy ditëve të fundit. Duam të sjellim në vëmendje se ushtrimi i dhunës është një veprim totalisht i papranueshem dhe përbën shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë sipas Nenit Nr 54. Për më tepër, është detyra e çdo shteti të sigurojë në maksimumin e mundësive të tij zbatimin e të drejtave të fëmijëve.
I kërkojmë Policisë së Shtetit dhe në veçanti Njësisë për Intervistimin e të Miturve të zbatojnë Ligjin “Për Mbrojtjen dhe të Drejtat e fëmijës” dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe të gjitha procedurat dhe protokollet e nevojshme për të minimizuar numrin e të miturve të shoqëruar në komisariate dhe të proceduar penalisht.

Gjithashtu, duhen siguruar menjëherë të gjitha mekanizmat e nevojshme ligjore të intervistimit të përshtatshëm të të miturve duke zbatuar Nenin 18 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, për praninë e një psikologu; mbajtja e të miturve në ambjente të posaçme; sigurimin e ndihmës ligjore dhe mbështetjes psiko-sociale në çdo fazë të shoqërimit të të miturit në konflikt me ligjin. Komunikimi me prindërit apo përfaqësuesit ligjorë të të miturve duhet të kryhet menjëherë, në mënyrë që të sigurohet maksimalisht mirëqënia fizike dhe psikologjike e fëmijëve dhe të rinjve të shoqëruar.

I kërkojmë të gjitha organeve ligj-zbatuese të sigurojnë me çdo kusht dhe në çdo rrethanë zbatimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve sipas parashikmeve të legjislacionit kombëtar dhë ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve.

Source
Argumentë

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
23
Bashkimi Evropian së shpejti do të nisë një program madhor për të mbështetur përfshirjen sociale në Shqipëri. Qëllimi është të përmirësohen shërbimet e kujdesit shoqëror, arsimi gjithëpërfshirës dhe mundësitë e punësimit në vend. Më shumë…
0
42
  Kombet e Bashkuara në Shqipëri prezantuan se fundmi planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes për Shqipërinë, të finalizuar në fillim të korrikut 2020. Ky plan përcakton planin e konsoliduar të Kombeve të Bashkuara (KB) për…
yes
0
24
  Si rezultat i bashkëpunimit mes Save the Children Albania dhe Terre des hommes Albania, gjatë periudhës Prill - Qershor 2020, u organizua një seri prej katër webinarësh, permes mbeshtetjes se Childhub, kushtuar përgjigjes ndaj COVID 19. Puna…
yes
0
114
  Në 20 Nëntor 2020, komisioni parlamentar Për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë organizoi një seancë dëgjimore në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për "Urdhrin e Punonjësit Social" të vitit 2017. Sesioni mblodhi përfaqësues…
0
34
  5 vjet burg për rrahjen dhe dhunen ndaj grave; deri në 10 vjet për aktin e perdhunimit. Keto janë disa nga ndryshimet e reja që kane propozuar përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë në Kodin Penal të cilat synojnë rritjen e dënimit për…
0
24
  Trafikimi i qënieve njerëzore është skllavëri e kohëve moderne dhe prek çdo vend si pikë tranziti apo destinacion.  Pavarësisht nga përpjekjet e shtuara të Qeverisë Shqiptare, organizatave qeveritare dhe shoqërisë civile për të luftuar…
0
43
Më 29 tetor, Këshilli Shqiptar i Medias, përmes një deklarate, shprehu shqetësimin në lidhje me mënyrën joetike sesi po trajtohet rasti i fëmijëve të kthyer në Shqipëri nga kampi Al-Hol / Siri. në mediat e vendit. Këto lajme kanë publikuar…
0
8
  Terre des hommes në Shqipëri, në kuadrin e strategjisë së komunikimit dhe PR, ka zhvilluar këtë pyetësor të shkurtër, me shpresën për të mbledhur informacion të mjaftueshëm në lidhje me njohuritë e audiencës së gjerë në lidhje me organizatën…
yes
0
68
  Afektuar nga rasti më i fundit i abuzimit seksual të një nxënëseje 15-vjeçare në periferi të Tiranës nga një staf shkolle, mijëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile demonstruan të enjten e kaluar, në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar…
0
36
  Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, mesazhi që u përcoll përmes një njoftimi për shtyp nga BE dhe Organizatat kryesore të të Drejtave të Fëmijëve kërkon që të gjithë "Të ngrenë zërin dhe # Rimagjinojnë një botë më të mirë për…
yes
0
65
Sot kemi hyrë zyrtarisht në fushatën elektorale për Zgjedhjet Parlamentare. Duke shpresuar që ky proces të jetë sa më demokratik dhe dinjitoz nga të gjitha subjektet politike që garojnë në zgjedhje, si edhe t’i shërbejë forcimit të demokracisë dhe…
0
1273
  Qendra LILIUM, është qendra e parë e menaxhimit të krizave për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri që ofron shërbime të integruara për viktimat e dhunës seksuale. Të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor, ekzaminimi mjeko-ligjor, mbledhja…
yes
0
103
  Udhëzuesi i publikuar në gusht 2020 nga Ministria e Arsimit dhe ASCAP, i cili syon të pajisë shkollat e nivelit para universitar me masa sigurie ndaj COVID 19, parashikon tre skenarë kryesorë të zhvillimit të procesit mësimor. Skenarët do të…
0
52
  Fëmijët me aftësi të kufizuar të programit social ‘Tungjatjeta...jete’ ‘’ vijojnë të bëjnë ushtrimet individuale të terapive, pavarësisht situatës së krijuar nga #Covid19. Terapistët e ekipeve të specializuara po vijojnë punën, nëpërmjet…
0
84
  Standardet e shërbimit për “Qendrat e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale” janë një parakusht për ofrimin e shërbimit në nivele profesionale, procesin e licencimit të këtij shërbimi, kontrollit dhe vlerësimit të tij, që mund të…